Ambasadori gjerman: Policia e Kosovës na bën të ndihemi të sigurtë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde ka folur për punën e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit.

I ftuar në emisionin Kallxo Përnime, Rohde ka lavdëruar punën dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës, duke shtuar se e kanë trajtuar me shumë profesionalizëm situatën në Banjskë.

Ne e kemi lavdëruar Policinë e Kosovës për trajtimin profesional të situatës. Nuk e shoh nevojën që KFOR-i të marrë përsipër këtë, sepse ne kemi një shtet sovran me një institucion të zbatimit të ligjit që ka vepruar shumë profesionalisht.” – ka thënë ai.

“Unë personalisht kam folur me kreun e Policisë, me komandantin e KFOR-it dhe të gjithë kanë thënë se ky është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe i mirë dhe duhet të vazhdojë si i tillë. Dua të them, sot në mëngjes ne folëm me Presidenten dhe unë gjithashtu përsërita se ky ishte një bashkëpunim i mirë dhe duhet të vazhdojë kështu, e veçanërisht në kohë të vështira, miqtë duhet të qëndrojnë krah njëri- tjetrit.” – ka thënë ndër të tjera ambasadori Rohde./Nacionale