
IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë, dyshohen për keqpëdorim të pozitës
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
https://07press.com/kurti-liron-nga-detyra-nje-zevendes-minister/
Kapiteni, rreshteri dhe zyrtari policor që dyshohen për këtë rast punojnë në Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor në Ferizaj.
Sipas komunikatës IPK ka pranuar informatë se “më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 05/L-088.
https:...