E shtunë, Shtator 30

Autor: M M

Bieber: Pas Banjskës çështja e dialogut është qesharake, Asociacioni ka vdekur

Bieber: Pas Banjskës çështja e dialogut është qesharake, Asociacioni ka vdekur

Kombëtare, Lajme
Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në rrethanat e përshkallëzimit të dhunës që rezultoi me disa vdekje tani tingëllon qesharake dhe është e vështirë të imagjinohet se do t’i kthehemi asaj, tha Florian Bieber, ekspert për Ballkanin dhe profesor në universiteti i Gracit. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Bieber thotë se është e pamundur të vazhdosh dialogun nëse ke një ngjarje që interpretohet në mënyra diametralisht të kundërta: njëra palë shpall ditë zie për ata që sulmuan policët dhe pala tjetër këtë e interpreton si sulm ndaj Kosovës. “Në këtë kuadër, është vështirë të kesh ndonjë besim te pala tjetër dhe të kthesh atë besim, do të jetë shumë e vështirë, madje besoj, pothuajse e pamundur ta ndërtosh këtë besim te pala tjetër dhe të ecësh në drejtimin...
Beogradi: Kemi dëshmi të konfirmuara se njëri serb u vra brutalisht pasi u plagos dhe u dorëzua

Beogradi: Kemi dëshmi të konfirmuara se njëri serb u vra brutalisht pasi u plagos dhe u dorëzua

Kombëtare, Lajme
Insistimit të Beogradit se dy prej terroristëve të vrarë në Banjskë “u ekzekutuan pas dorëzimit” i ka bërë jehonë në prononcimin për media drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Ai u mundua të shtrembërojë faktet se EULEX-i nuk ka marrë pjesë në hetimin e Policisë së Kosovës “vetëm për shkak se PK-ja ka dashur të fshehë disa prova dhe të fshehë të vërtetën – se serbët ishin i vrarë gjakftohtë, brutalisht nga PK-ja”. Por, deklarata e tij demantohet nga deklaratat e BE-së dhe disa shteteve anëtare se EULEX bashkë me KFOR ka bashkëpunuar me Policinë e Kosovës në Banjskë. “Është dashur t’i fshihet EULEX-it dhe një hetim objektiv, i pavarur dhe mbi të gjitha profesional”, ka pretenduar Petkoviq. Ai thotë se Serbia mori “prova të besueshme, në ...
Petkoviq: Në mesin e Policisë së Kosovës kishte vrasës të paguar

Petkoviq: Në mesin e Policisë së Kosovës kishte vrasës të paguar

Kombëtare, Lajme
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, duket se nuk po e kapërdinë dot faktin që grupi terrorist i kryesuar nga kryeterroristi, Milan Radojicic, u neutralizua nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe ata që mbeten gjallë u detyruan të iknin maleve e të ktheheshin në Serbi. Ai ka hedhur në platformën „X“ një teori të çmendur duke pyetur “se a kishte vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste në radhët e Policisë së Kosovës, detyra e të cilëve ishte vrasje e serbëve“. Ai tutje ka thënë se a ishte detyra e ” atyre vrasësve me pagesë” të vrisnin serbët me gjakftohtësi. “A ishte detyra e atyre vrasëve me pagesë të sjellë në Prishtina nga anë të ndryshme për të vrarë serbët në Banjska me gjakftohtësi“, ka shkruar Petkoviq....
Rama e quan hap pozitiv propozimin e Presidentes Osmani për Asociacionin

Rama e quan hap pozitiv propozimin e Presidentes Osmani për Asociacionin

Kombëtare, Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Rama në një konferencë për media tha se nuk e di se cili është mendimi i ndërkombëtarëve për këtë kërkesë, por se kërkesa e Osmanit është një hap pozitiv në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Ai tha se një draft i asociacionit, brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, duhet të vihet në tryezë sa më parë. “Më vjen mirë që presidentja Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Nuk e di se cili është mendimi i aleatëve strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë për këtë kërkesë por në thelb kërkesa e e Presidentes së Koso...
Mediumi serb “Blic”: Një 19 vjeçar nga Kosova është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci

Mediumi serb “Blic”: Një 19 vjeçar nga Kosova është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci

Lajme, Më të lexuarat
Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur. Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”. Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”. Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre, nëntëmbëdhjetë vjeçarin nga Kosova, shkruan mediumi serb. “Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pa...
Kuvendi miraton Rezolutën që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

Kuvendi miraton Rezolutën që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

Kombëtare, Lajme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një Rezolutë me anë të së cilës dënon sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën. Kryetari i Kuvendit Glauk Kojufca e ka paraqitur përmbajtjen e Rezolutës para deputetëve. “DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në Rezolutë. Përmbajtja e Rezolutës: –              Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovrani...
“M80 zolla, Zastava M93 BGA mitraloz, dronë”, Kurti jep detaje për armët që u konfiskuan nga terroristët

“M80 zolla, Zastava M93 BGA mitraloz, dronë”, Kurti jep detaje për armët që u konfiskuan nga terroristët

Kryesoret, Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet e të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri. Ai më tej shpjegoi edhe në detaje disa nga armët që u konfiskuan nga Policia e Kosovës më 25 shtator. M80 zolla – është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve. Predha mund të prenetoj çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra. Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra – është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mje...
Adriana Matoshi, mesazh BE-së: Refuzojeni terrorizmin

Adriana Matoshi, mesazh BE-së: Refuzojeni terrorizmin

Kombëtare, Lajme
Sot po mbahet seancë parlamentare ku pritet që të miratohet rezoluta që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ngjau të dielën në Banjskë të Zveçanit. Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, gjatë seancës e ka veshur një fanellë që bart shkrimin: “Bashkim Evropian: refuzojeni terrorizmin, përqafojeni Evropën”.
Kamberi paralajmëron se Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Preshevës

Kamberi paralajmëron se Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Preshevës

Kombëtare, Lajme
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e policëve të njësisë speciale të Kosovës kishte edhe shqiptarë të trajnuar nga Presheva. Kamberi ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë dhe parandalojë çdo tentativë të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve nbë Luginën e Preshevës. “Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës”, ka thënë ai. Ky reagim erdh pas sulmit të së dielës, ku një grup i terroristëve serb kanë sulmuar Policinë e Kosovës me ç’...
Alarmon Rama: KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës, vonesa mund të sjellë viktima

Alarmon Rama: KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës, vonesa mund të sjellë viktima

Kombëtare, Lajme
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Në një konferencë për media, Rama ka theksuar se diçka të tillë e ka propozuar edhe më herët në Samitin e NATO-së. Sipas tij, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur. “Sot që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet më nesër dhe largqoftë dhe më keq. Edhe Qeveria e Kosovës të mos degradojë në një arenë luftimesh të herë pas hershme, të cilat mund ta kthejnë në një Donbas të vogël, ama mjaftueshmërisht të madh, për ta kthyer të djeshmen në të sotme dhe të ardhmen në të djeshme, duke i humbur Shqipërisë, Kosovës padyshim dhe gjithë këtij rajoni dhe kushedi sa vite të tjera për t’u rikthyer aty ku jemi sot dhe lërë për të shkuar atje ku duhet të jem...