Baton Haxhiu për Kurtin: Nuk e përfaqëson Kosovën, e kemi një kryeministër të izoluar

Baton Haxhiu, analist dhe gazetar, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai ka bërë disa deklarata të fuqishme, përfshirë një për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haxhiu deklaroi se Kurti është një kryeministër i izoluar.

“Meqenëse po flasim, kemi ardh në një situatë që e kemi një kryeministër të izoluar, nuk e pret kërkush, nuk e thërret kërkush dhe realisht, por nuk e përfaqëson Kosovën” – tha ai.