Bëhuni gati – ky është parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite mund të ketë zhvillime në zona të izoluara me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe shumë i nxehtë. Pasditeve pritet të ketë kushte për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të intensifikohen gjatë mesjaves duke, ndërsa priten edhe ulje graduale të temperaturave./MeteoBallkan