Nuredin Lushtaku i dyshuar për plagosjen e policëve, fillon operacioni i madh

Një aksion i madh policor ka nisur pas mesnatës për të arrestuar ish-Komandantin e UÇK-së, gjeneral Nuredin Lushtakun, vëllezërit e djemtë e tij, pasi dyshohen që sulmuan dy pjesëtarë të Policisë në Skënderaj, duke i bërë për spital.

Sipas raporteve, shkëmbimi i zjarrit ndodhi pasi që forcat e rendit i shqiptuan gjobë trafiku njërit prej djemëve të Lushtakut.