Prona bëhet shkak i një përleshjeje ndërmjet kushërinjve në Siboc të Podujevës, arrestohen katër persona

Telashet mes anëtarëve të një familjeje vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë vëllezërit e kushërinjtë përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike.

Siç u raportua pak më parë, një rast i tillë ka ndodh sot gjatë ditë edhe në fshatin Sibovc të Podujevës.

Aty dyshohet se kushërinjtë janë përleshur ndërmjet vete për shkak të një prone

Sinjali mëson se për këtë rast janë arrestuar katër persona, dhe ata janë: Qendrim Musa, Arlind Musa, Jetmir Musa, Enver Musa.

Për pasojë nga konflikti janë lënduar dy persona.

Policia ende nuk ka folur për rastin.