Escobar ndjek koncertin e pianistit nga Rahoveci Zekir Popaj në Vjenë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbrëmë ka ndjekur koncertin e pianistit nga Rahoveci, Zakir Popaj, në Vjenë.

Popaj ka publikuar fotografi bashkë me emisarin pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány teksa për takimin me të thotë se “rasti është mbret i botës”.

Në Vjenë është duke qëndruar edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që mbrëmë ishte pjesë e një diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE, shkruan Express.