Greva po përfundon, kjo shkollë e fillon mësimin nesër

Nxënësit e shkollës “Fehmi Agani’ në Gjakovë që nga nesër do të nisin mësimin.

Këshilli i Mësimdhënësëve të ciklit fillor dhe para-fillor morën vendim për fillimin e mësimit nga nesër, ndërsa shkolla publikoi edhe orarin për nxënësit.

Më tutje thuhet se shumë shpejtë mësimin do ta fillojnë edhe ciklin e mesëm të ulët.