Ndodh edhe kjo, Ronaldo feston golin duke rënë në sexhde

Skuadra e Al Nassr ka shënuar golin e tretë ndaj Al-Shabab në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Golin për 3 me 2 e shënoi ylli nga Portugalia, Cristiano Ronaldo në minutën e 60’të, shkruan Lajmi.net

Ronaldo realizoi një gol të bukur pas depërtimit fantastik që e bëri. Por, ajo që befasoi të gjithë është mënyra se si festoi ylli portugez. Ai bie në sexhde edhe pse nuk është musliman. Këtë e bëri pasi bashkëlojtarët e tij i bënin presion për ta bërë këtë mënyre festive.

Kujtojmë që skuadra e Al Nassr ishte duke humbur me rezultatin 0 me 2, por tani rikthehet gjithçka në favor të skuadrës ku luan Ronaldo.