Në Gjakovë kunatat rrihen mes vete

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në Gjakovë të martën rreth orës 14:00.

Klankosova.tv mëson se mes vete janë përleshur kunata.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia.

Si pasojë tetë persona kanë përfunduar në stacion.

“Janë arrestuar tetë të dyshuar katër meshkuj kosovarë dhe katër femra kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.