Një burrë në Rahovec ngacmon seksualisht një grua, përleshet fizikisht me djalin që i doli nënës së tij në ndihmë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve dhe dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.

Së fundi kanë nisur hetimet ndaj një 33-vjeçari në Rahovec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte kaluar në rrugën ku banon viktima, disa herë ka ngacmuar me fjalë të ndyra 35-vjeçaren. Ai po ashtu dyshohet se ka dalë nga vetura dhe e ka kapur gruan për gjoksi, gjë e cila ka bërë që të ndërhyjë djali i viktimës.

I mituri është përleshur fizikisht me të dyshuarin, me ç’rast që të dy kanë pësuar lëndime trupore. Rasti është denoncuar në Polici, ku njësitë policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim palët e përfshira në rast.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 33-vjeçarit është iniciuar rasti për veprat ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.