Një ekiр mjekëѕh i heqin tumorin 40 kg një gruaje

Një ekip mjekësh në Brazil kanë arritur që t’i heqin një gruaje një tumor me peshë 40 kilogramë.

Ekipi i drejtuar nga profesor Glaucio Boechat, vendosën që të hiqnin masën gjigante pas një konsultimi të kujdesshëm me shumë specialistë të fushës.

Operacioni u zhvillua të mërkurën më 31 gusht në një spital në Rio de Zhaneiro, Sao Jose do Avai. Pacientja është një 45-vjeçare e cila prej pesë vitesh jeton me masën në trup.

Dr. Glaucio Boechat zbuloi imazhet e tumorit dhe shpjegoi se ekipit iu deshën dy orë për të hequr masën prej rreth 40 kilogramë, që varej mbi pjesën e barkut të gruas, e cila në kohën e operacionit peshonte për shkak të saj mbi 120 kilogramë.

Ishte tumori më i madh që kam operuar dhe sigurisht më i madhi që dikush ka operuar ndonjëherë.

Ndërsa Boechat dhe stafi i tij besojnë se tumori mund të jetë zhvilluar në mitrën e gruas, do të duhen rreth tre javë që ata të mësojnë rezultatet e biopsisë.