Rahovecasi kapet me vëllain që erdhi nga Gjermania, s’e lë të qëndrojë në sallonin e shtëpisë

Telashet në familjet kosovare shpesh herë tejkalojnë muret e shtëpisë, ku duhet të intervenojë Policia për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

Familjarët shpesh për arsye banale kapen mes vete dhe përfundojnë në stacion policor.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Rahovec, ku në një shtëpi, dy vëllezër janë zënë mes vete dhe për pak sa nuk janë rrahur.

Mërgimtari nga Rahoveci kthehet pas disa viteve nga Amerika, përkulet dhe puth varrin e Adem Jasharit

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar një 37-vjeçar i cili ka deklaruar se vëllai i tij që ka ardhur nga Gjermania kishte dashur që ta shfrytëzojë dhomën e ndejës, por që ai nuk e kishte lejuar këtë gjë.

Sipas tij, kjo ka bërë që mes tyre të lind mosmarrëveshja dhe të shajnë e fyejnë njëri-tjetrin. E gjithë situata për pak sa nuk doli nga kontrolli, pasi ata deshën të përlesheshin fizikisht, por që kishte ndërhyrë babai i tyre dhe i kishte ndarë.

Njësitet policore kanë intervistuar palët e përfshira në ngjarje dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.