Nesër varroset Gjyljeta Ukella që u vra në Pejë nga burri i saj

Të mërkurën i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi mëngjesin e së martës në Pejë.

Për varrimin, kanë njoftuar familjarët e 42-vjeçares.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” Do te na mungosh gjithmone , do te kujtojme me mall Gjyljeta ti shpirt i bardhe”, thuhet në njoftimin e Shpat Ukellës.