Gjuajtja me armë zjarri në Graqanicë – arrestohen dy persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 15:00 në rrugën Llapnasellë – Graqanicë.

Policia ka njoftuar se bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit./Telegrafi/