Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun në një intervistë të dhënë medias serbe b92, ka thënë se dy takime janë planifikuar për këtë muaj në mes të Kosovës dhe Serbisë.
I pari është me 14 korrik dhe i dyti me 19.
“Dy takime janë planifikuar për këtë muaj – i pari më 14 korrik kushtuar arritjes së marrëveshjes për të zhdukurit dhe i dyti më 19 korrik në nivelin më të lartë” ka thënë Drecun.