Latifi s’iu beson as asamblistëve të tij! Kërkon siguri për shkarkimin e Kafexhiut – vazhdon “gjahun” kah opozita

Është thirrur tashmë seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Rahovecit, me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për shkarkimin e Defrim Kafexhiut, kryesues aktual.

Ky i fundit, me korrektësi maksimale institucionale, bëri një gjest për t’u lavdëruar, pra nënshkroi inicimin e seancës për shkarkimin e tij, pasi siç tha vet ai përmes Facebook-ut, është vullnet i shumicës.

Megjithatë, duket se kjo shumicë nuk është e sigurtë për Smajl Latifin, “shefin” e komunës.

Latifi duket se nuk po u beson as asamblistëve të tij. Aktualisht, duke u bazuar në nënshkrime, i ka 16 sosh, por ai kërkon edhe më tepër garanci.

Kësisoj, ka filluar “gjahun” për të siguruar vota të tjera. Kështu ka arritur të mësojë 07 Press përmes burimeve të mirëinformuara.

Kujtojmë faktin se e njëjta seancë është thirrur për në mesjavë, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

Duhet përmendur gjithsesi faktin që, deri më tani, Kuvendi Komunal i Rahovecit ka funksionuar në mënyrë perfekte, teksa këtë e thonë edhe autoritetet qeveritare e ato monitoruese.