31-vjeçarja shqiptare bëhet nënë për herë të dhjetë

Katerina, një 31-vjeçare ka sjellë në jetë në maternitetin e Fierit fëmijën e saj të dhjetë.

Ajo lindi një djalë 3 kg e 800 gram, i cili gëzon shëndet të plotë dhe e pagëzoi me emrin Florian.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanias në Euronews Albania ajo tregoi se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike dhe mbijetojnë duke mbledhur kanaçe dhe hekura në rrugë.

“Punojnë fëmijët, mbledhin kanaçe, hekura që të hamë bukë në shtëpi, fëmijët ca i kam lënë te kunata, ata më të mëdhenjtë i kam lënë në shtëpi”, tha 31-vjeçarja.

Ndërkohë, bashkëshorti i 31-vjeçares bëri apel për ndihmë për të lehtësuar sado pak situatën e tyre.

“Jemi familje e persekutuar, dua në radhë të parë të jetë mirë gruaja se familja është e para. Ai që ka dëshirë të na ndihmojë, Zoti t’i ndihmojë edhe ata”, apeloi ai.