Një shqiptar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Itali.
Bëhet fjalë për 34 vjeçarin Ilsjan Demko, i cili po udhëtonte me makinën e tij kur e goditi nga pas një kamion dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.
Demko sipas raportimeve të mediave italiane, mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar.
Kamioni kishte ndaluar për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët.
Autoritetet po e hetojnë edhe mundësinë që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë.
34 vjeçari shqiptar banonte në Sicili.
Ai ishte inxhinier dhe punonte si drejtor prodhimi për një kompani nga Tirana.
I riu ishte i martuar dhe kishte një djalë, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.