63 të helmuar në Malishevë, arrestohet pronari, mbyllet lokali përkohësisht: Çka dihet për rastin?

Një ngjarje e dhimbshme ka ngjare dje në Malisheve, ku janë helmuar dhejtra qytetarë. Dyshohet se helmimi erdhi si pasojë e ushqimit të konsumuar të premtën në një lokal të ushqimit të shpejtë në qendër të Malishevës. Në vend të ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa lokali është mbyllur e pronari është arrestuar. Çka ndodhi në Malishevë?

Siç raporton Policia e Kosovës në raportin e tyre, deri tani 63 persona dyshohet se janë infektuar nga ushqimi në një lokal ushqimor në Malishevë. Në raportin e tyre, njoftohet se pronari i lokalit të dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – njoftohet në raportin e Policisë.

Ndërsa Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut, e konfirmoi edhe mbylljen e përkohshme të lokalit të dyshuar.

“Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim. Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim.”deklaroi ai për gazetën Telegrafi.

Tutje, Thaçi tregpo edhe për procedurën e kontrollit.

“Fillimisht është ndaluar puna dhe shërbimi i lokalit. Pastaj ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Gjendja e përgjithshme jo e mirë. Janë evidentuar të gjitha produktet prezentë në lokal. Aty kryesisht janë gatuar ushqime të shpejta: Hamburger, doner, tost, piza etj. Është marrë origjina e produkteve prezentë, është gjurmuar procesi i gatimit deri te produktet finale për konsum. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi…” – theksoi Thaçi.

Ndërsa mbrëmë Afrim Krasniqi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, dhe informacione për situatën e pacientëve që dyshohet se u helmuan nga një lokal i ushqimeve të shpejta.

“Gjendja për momentin është më e rëndë për momentin është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Komplikimet e tij janë për momentin janë dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor për momentin.” – u shpreh tutje ai.