Policia me operacion bastisjesh në veri

Policia e Kosovës është duke kryer sërish bastisje në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, operacioni ka të bëjë me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Nga aksioni i sotëm i policisë, deri tani nuk ka persona të arrestuar.