7 mijë biznese të regjistruara në “Superpuna”, mbi 4 mijë të punësuar

Platforma qeveritare “Superpuna”, ka bërë të ditur se 7 mijë biznese janë regjistruar dhe janë aktive në të.

Sipas njoftimit, deri në fund të muajit maj përmes “Superpunës”, janë punësuar 4 mijë e 186 të rinj, prej të cilëve 2 mijë e 61 janë vajza dhe 2 mijë e 125 djem.

Ndërsa, që nga lansimi i saj, në “Superpuna” janë regjistruar 10 mijë punëkërkues, ku të rinjtë e moshave 18 deri në 25 vjeç, ishin të interesuar për mundësi punësimi.