Mbrëmë rreth orës 23:55 një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Skënderajt.
Rreth orës 23:55 janë plagosur dy policë në një pikë kontrolli, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut.
Në rast u raportua se ishte i përfshirë edhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.
Insajderi ka kontaktuar me avokatin e tij, Artan Qerkini, i cili tha se klienti i tij nuk ka përdoruar armë dhe se rasti është në procesin e hetimit.
“Deri më tani nga informacionet që kam z. Lushtaku nuk e ka përdorur armën. Nuk mund të jap informacione më shumë sepse rasti është në procesin e hetimit”– tha Qerkini.
Kur guxojnë policët ta përdorin armën e zjarrit kundër qytetarëve?