Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Carrabreg i Ulët në Deçan, ku një burrë u dërgua pa shenja jete në QKMF, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Ky rast ka tronditur familjen Demhasaj, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Kadriut.
Rasti ka alarmuar familjen, e cila e dërgoi viktimën në spital, por fatkeqësisht ai nuk mbijetoi, me ç’rast u njoftua edhe Policia. Vdekjen e Kadri Demhasajt e ka konfirmuar ekipi i mjekëve pasi u dërgua në Emergjencë, ku u konstatua se i ndjeri kishte pasur lëndime të rënda.
Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes./Sinjali
Ligji i Pagave dhe ai për Zyrtarët Publikë, ky është lajmi i fundit nga Kuvendi