Një prej mediave më të mëdha në Gjermani “Die Welt” ka publikuar sot një artikull sa i përket qëndrimeve dhe veprimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilin gazeta s’ka nguruar ta quaj edhe si “Viktor Orbani i dytë”.
“Die Welt” vë theksin për shtypjen që regjimi i Aleksander Vuçiqit ia bën medias dhe opozitës në Serbi dhe afërsisë me Rusinë, njejtë sikurse Hungaria e Orbanit.
“Pse Brukseli është kaq i butë”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane.Tutje në shkrim thuhet se njeriu që ka të gjitha predispozitat për t’u bërë një Viktor Orban i dytë është duke pritur tek dera e Bashkimit Evropian për anëtarësim.
Ministrat e BE-së miratojnë konkluzat për procesin e zgjerimit e heqjes së vizave për Kosovën
Gazeta thotë se njëjtë sikurse kryeministri i Hungarisë, Vuçiq shtyp ata që e kritikojnë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe përdor levat politike kundër Brukselit njëjtë sikurse Orban.Për shtypjen e medias në Serbi ka folur gazetari serb i televizionit N1 Dushan Mlladenoviq. Ai thotë se ata shahen çdo ditë si tradhtarë dhe agjentë të CIA-s.
“Çdo ditë na shajnë si tradhtarë, mercenarë të huaj dhe agjentë të CIA-s, edhe nga anëtarët e partisë në pushtet në parlament.”, ka thënë Mlladenoviq.
Ai ka treguar se si është përndjekur në rrugë, dy herë edhe kur ka qenë jashtë me fëmijën e tij.
Megjithatë gazetari serb thotë se pavarësisht që Qeveria serbe nuk i pëlqen zërat kritika, gazetarët do të bëjnë punën e tyre dhe jo të kujdesen për imazhin e qeverisë serbe.Edhe-ish diplomatja Sonja Biserko sheh “tendencat joliberale të ngjashme si në Hungari” edhe në Serbi.
Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Brukselit karshi një Serbie të tillë. Sipas saj Brukseli dëshiron të fitojë mbi Serbinë, derisa thekson se Serbia është duke e përdorur potencialin e saj shantazhues meqë “është e vetëdijshme për rëndësinë e saj gjeopolitike në rajon’.
Ajo tutje ka kritikuar qëndrimin e butë të Brukselit ndaj Serbisë.
“BE duhet të përdorë ndihmën e saj financiare si një mjet presioni. Ajo duhet të jetë më kërkuese”, ka deklaruar Biserko.“Në vend të kësaj, ajo shkruan raporte progresi.” Mbi të gjitha, Gjermania mund të luajë një rol më të madh”, shton tutje Biserko.