Punëtorët e Korporataës Energjetike të Kosovës do të marrin nga 500 euro shtesë për festat e fundvitit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë KEK, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Qeveria pritet të miratojë sot një vendim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
“Korporata Energjetike e Kosovës fale angazhimit te punëtoreve, inxhiniereve dhe stafit menaxhues po e përmbyll vitin 2022 me suksese si në fushën e operimeve po ashtu edhe në afarizëm.
Lidhur me këtë, në prag të festave të fundvitit Bordi ka miratuar propozimin e menaxhmentit për një kompensim shtesë, për të gjithë punëtorët e KEK-ut përgjatë vitit 2022 në vlerë prej 500 € neto, proporcionalisht”, thuhet në njoftim.