Policia ka zhvilluar aksion në dy motele në Mitrovicë.
Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra.
Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra për Informim e Policisë, u tha se dyshohet se këta personat dyshohet se janë marrë me vepren penale të prostitucionit.
“Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”, thuhet në përgjigjen e policisë.
“Pse ia ke bo add gruas sime në Facebook” / Gjakovari kërcënon një burrë, përfundon në pranga