Kurti e portretizoi Ivanoviqin si hero, reagon Mushkolaj: Ai është kriminel

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se Oliver Ivanoviqi është kriminel.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ivanoviqi nuk është hero, ashtu siç po e portretizon Kryeministri, Albin Kurti.

Mushkolaj ka thënë se Ivanoviq ka qenë i dënuar për krime lufte dhe për vrasje të civilëve në veri të Mitrovicës.

“Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti. Ai ka qenë shef i paramilitarëve të “Rojave të Urës”, që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, tha Kurti. E vërtetë, vetëm se ai do të kujtohet si paramilitar e kriminel”, ka shkruar Mushkolaj.