I panjohuri ngacmon seksualisht një grua teksa po shkonte në shtëpinë e saj

Një grua ka njoftuar se teksa po shkonte në shtëpinë e saj është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur.

Rasti është duke u hetuar, njofton policia.

Ndërsa, viktima është shprehur e shqetësuar nga ngacimi që i është bërë.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Prizren 21.01.2023 – 11:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar. Viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar.