Temperatura dimërore, ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë do të ketë reshje bore.

Sipas IHMK-së temperaturat për sot pritet të jen tipike dimërore.

Temperaturën minimale do ta shënojë me -3 gradë Celsius, kurse maksimalen me 4 gradë Celsius.

“E merkurë-Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimerore..” – thuhet në njoftim.