Ky është momenti kur vetura brenda të cilës gjendej lideri i grupit anti-islamik në Norvegji, përplaset nga një mjet tjetër dhe rrokulliset.
Krejt kjo ndodhi, pasi ai kishte djegur Kuranin para një xhamie në këtë shtet nordik, transmeton Telegrafi.
Lars Thorsen, lider i grupit “Stop islamizimit të Norvegjisë” (SIAN), po udhëtonte me veturë drejt Oslos, kur ndodhi sulmi ndaj tij.
Videoja amatore është realizuar nga aktivistët kundër-imigrimit, që shfaq veturën Mercedes B-Class duke goditur mjetin e Thorsen që ishte një veturë në stilin ushtarak, që pasi sillet rrokulliset dhe mbet me rrota në “ajër”.
Pesë persona që ishin brenda veturës, përfshirë Thorsenin kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në spital për tretman.
Por nga policia kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për lëndime serioze. E shoferja e Mercedesit dhe një mike e saj janë arrestuar dhe po akuzohen për lëndim trupor.
Thorsen dhe mbështetësit e tij kishin djegur një kopje të Kuranit para një xhamie në periferi të Oslos, veprim ky që nervozoi komunitetin myslimanë në këtë vend.