Moti sot deri në 16 gradë

Sot mbi vendin ton parashihet mot relativishtme diell. Nga sot poashtu pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale, derisa ato minimalet mbeten konstante.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 16 gradë Celsius.

Edhe për sot parashihet të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes, njofton IHMK.