Deputetët favorizojnë veten, duan të miratojnë ligjin që mundëson të votohen 10 kandidat në zgjedhje

Në seancën e sotme nga ora 10:00 është vetëm një pikë e rendit të ditës e që është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-228 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Me këtë projektligj parashihet që votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë nga pesë që kanë qenë në listën zgjedhore për deputetë, raporton Gazeta10.

Ky projektligj u ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatëve që në 3 vitet e fundit janë të dënuar për vepër penale një vit apo më shumë vite me burgim efektiv.

Ai poashtu, mundëson votimin në objektet e Ambasadave dhe Konsullatave të Kosovës në botë për shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë vendit, por veç në rastet kur ambasadat/konsullatat i plotësojnë kushtet për t’u shndërruar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe me numër të kufizuar të votueseve.

Projekligji parasheh nisjen e heshtjes zgjedhore me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.