Arrestohet në Kosovë mërgimtari që dyshohet se dhunoi gruan e tij në Slloveni

Policia e Kosovës ka arrestuar një mërgimtar nga Sllovenia i cili dyshohet se ka dhunuar dhe shkaktuar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ai është arrestuar pasi policia ka pranuar kallëzim penal nga autoritetet sllovene.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE/DHUNIM

Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.