Dorëzoi Draft të Asociacionit, Edi Rama: Është “top”, u vlerësua në BE e ShBA

Edi Rama ka komentuar edhe Draftin e Asociacionit që ua ka dërguar Scholzit e Macronit.

Në pyetjet e gazetarëve, ai tha se i njëjti është “top” dhe se ky Draft është vlerësuar në BE e ShBA.

Veç kësaj, ai shtoi se nuk e ka shkruar vet atë, por ekspertët ndërkombëtarë.

“Mund të jetë kot. Por po iu siguroj që është top, sepse s’e kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertët më të lartë botëror. E ata që e kanë marrë në Bruksle, Washington Paris, kanë fjalë veç të mira. E keqja është se ka një pengesë të fortë, që lidhet me politikën e bërë mes të dy.’’, ka thënë ai.