Përderisa miliona banorë u gjendën në rrugën e stuhive të forta të Martën, një shtet në veçanti mori një përzierje shumëngjyrëshe në qiell gjersa ra shi dhe breshër.
Stuhitë kaluan në Dakotën Jugore gjatë orëve të pasdites të së Martës, duke lënë pas raporte të konsiderueshme reshjesh, breshër dhe erë. Pjesa më unike e motit të ashpër erdhi në ngjyrën e saj të veçantë, duke iu shmangur qiellit tipik gri të zymtë për një nuancë të gjelbër më shumë të përbashkët me syzet e shikimit të natës sesa stuhitë e ditës. Ngjyra mbuloi qendrën e Dakotës Jugore të qytetit Sioux Falls gjatë orëve të vona të pasdites.
Për një shpjegim të kontrastit të mprehtë në ngjyra, meteorologu i AccuWeather, Isaac Longley tregon për burimin e “karburantit” të stuhive në orët e vona të pasdites.
“Stuhitë priren të ndodhin më vonë gjatë ditës për shkak të energjisë së diellit gjatë ditës duke ndihmuar në nxitjen e tyre,” tha Longley. “Siç e dimë, dielli shfaqet më i kuq më vonë gjatë ditës gjersa i afrohet horizontit.”
Sapo futet drita nën vranësirat e larta të shkarkesave elektrike, kombinimi i dritës së kuqe të diellit dhe dritës së kaltër çon në ngjyrat e gjelbra që mbulojnë qiellin.
Sioux Falls u godit me më shumë se 75 mm shi brenda pak orëve nga stuhitë që nisën të Martën, ndërsa era ishte gjithashtu një shqetësim kryesor. Vrullshmëritë më të mëdha të erës të raportuara në Dakotën Jugore të Martën përfshinin një vrullshmëri 155 km/h në Huron, si dhe vrullshmëri e pandërprerë të ndjera në Agar (146 km/h), Ree Heights (140 km/h) dhe Wall Lake (137 km/h).
“Në mënyrë tipike, dëmtimet e rënda të erës nga stuhitë priren të jenë shumë më të lokalizuara në një pjesë të një komuniteti, ndërsa ky grup stuhish mund të krijojë dëme të përhapura në një zonë shumë më të madhe,” shpjegoi meteorologu i AccuWeather La Troy Thornton. /MeteoKosova/