Foto me verë e me Edi Ramën, Ganimete Musliu i “qepon” kryeministrit Kurti

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të takohet me kryeministrin Edi Rma, pa pasur mbledhje të dy qeverive, po merr kritika të ashpra nga opozita.

Së fundmi edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër duke thënë se Kurti më lehtë ia falë Vuçiqit krimet dhe gjenocidin që ka ndodhur në Kosovës sesa Ramës që sipas saj tentoi ta shkatërrojë tentativën e Albin Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e bredshme të Shqipërisë përmes VV.

“Albini ma leht ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e e ka shkatërru tentativen e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV ! Inatin e madh e ka thiu”, u shpreh Musliu.