Osmani nesër e pret në takim Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit të zyres së presidentes, takimi do të zhvillohet nga ora 16:00.

Ende nuk dihet nëse do të ndodhë takimi mes Ramës dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti ka shprehur gatishmërinë të takohet me Ramën në mbledhjen mes dy qeverive.

Mbledhjen mes dy qeverive e kishte anuluar Rama për shkak të situatës në Veri.

Ai kishte thënë se përderisa gjendja nuk është normale nuk munden dy qeveri të nënshkruajnë marrëveshje për bujqësi, ku situata është e tensionuar në një pjesë të Kosovës.