​Konfiskohet mall i padeklaruar dentar në Merdare, ndodhej në një ambulancë

Policia e Kosovës, njësia për kontroll kufitar të hënën rreth orës orës 13:30 në Pikën kufitare në Merdare, ka ndlaur një autoambulancë, në të cilën ka hasur mall të padeklaruar.

Policia ka njoftuar se autoambulancën me targa vendore e ngiste personi me inicialet I.I.

“Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme (gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi”, thuhet në njoftim.

Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.