Hajdar Beqa i PDK-së ftohet për intervistim nga Prokuroria

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria për intervistim.

“Kur kemi dalë nga seanca, më tha që keni një ftesë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës”, tha Beqa në Dukagjin.

“Unë i thashë avokatit të partisë që të jemi të gatshëm të shkojmë dhe të deklarohemi”.