Musliu tregon çfarë i thoshte Kurti kur u bllokua foltorja: Na ligjëronte për protesta

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se kur u bllokua foltorja, Albin Kurti siç thotë ajo “iu mbante ligjërata sesi bëhet opozita”.

Ajo ka thënë se LVV-ja ka pasur skenar të qartë, sipas saj Kurti i ka motivuar ministrat për dhunë.

Ajo thotë as Mimoza Kusari-Lilës nuk i është dhënë fjala, duke pretenduar se qëllimi ishte të largohet vëmendja nga përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës.

”Albin Kurti kur ishim te foltorja e Kuvendit na mbante ligjërata si duhet me u bë opozita, si duhet me u organizu protesta, si duhet me u organizu dhuna. Albin Kurti e ka pas qëllimin e qartë me tërhek vëmendjen nga afera Zdravo. Madje as Mimoza Kusari-Lilës nuk i kanë dhënë fjalën”, ka thënë Musliu në Pressing të T7.

Megjithatë, deputetja shprehi keqardhje për të gjithë atë që ndodhi – poqë fajin e drejton kah Lëvizja Vetëvendosje.