Sondazhi i Barometrit të Ballkanit: Shqiptarët duan të jetojnë jashtë vendit

Si shtetasit e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Është ky rezultati i fundit i sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023.

49% e të anketuarve nga Shqipëria do të merrnin në konsideratë që të jetonin dhe të punonin jashtë vendit. Kjo përqindje është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm, kur treguesi ishte 42%.

Shtetasit e Kosovës janë ata që duan më shumë se të gjithë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit, me 57% të të anketuarve që e kanë dhënë këtë përgjigje.

Por, ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë ky treguesi ka një përmirësim të lehtë me 2 pikë përqindje (nga 59% në 2022).

Shtetasit që mendojnë të lëvizin më pak janë atë të Maqedonisë së Veriut, 35%, Bosnjë dhe Hercegovinës, 38%, Serbisë 41%, Malit të Zi 45%.