Bajqinovci: Mbi 800 mijë euro u keqpërdorën nga zyrtarët e Qeverisë Haradinaj, e kabineti Thaçi

Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka shkruar në lidhje me aktakuzën e ngritur dje, për keqperdorimin e mbi 800 mijë eurove, për një koncert në festën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2018.

Dyshimet që e kanë kryer këtë krim sipas Prokurorisë janë tek pesë zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, për të cilët është ngritur aktakuza. Por Bajqinovci insiston se në fakt, fajtorët e vërtetë, janë ata të nivelit politik, respektivisht zyrtarët e Qeverisë Haradinaj, e kabineti i ish Presidentit Thaçi

E plotë:

Afër 900,000 euro i kishte nda nga linja e subvencioneve, krejtësisht në mënyrë të kundërligjshme, Kabineti i Qeverisë Haradinaj-PAN-it në 2018 për një koncert për 17 shkurt 2018.

Pa procedura të hapura, pa kontrata, me kompani të shokëve dhe shoqeve siç dinin ata, Kabineti i ish Presidentit Thaçi (të intervistuar nga Policia dhe Prokuroria) dhe Kabineti i Haradinajt, kishin bërë porosi të furnizimeve e shërbimeve me çmime marramendëse.

Me Vendim Qeveria i kishte bartur këto mjete në Ministrinë e Kulturës dhe e kishin obliguar këtë ministri të paguanin gjithë atë përmbajtje transaksionale që e kishin lëvruar shefat e mëdhenj.

Prokuroria dje ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të cilët dyshohen të jetë të përfshirë në keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro që institucionet kishin ndarë për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aktakuza është ngritur ndaj një ushtruesi të detyrës së sekretarit, një ish- sekretari, një drejtori.

Më shumë se 3 vite hetime dhe dje aktakuza për zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës por jo për zyrtarët e Kabinetit Haradinaj dhe Thaçi.

Në fund, si është e mundur të largohen nga procedura hetimore niveli politik që kishte nxjerrë vendime të kundërligjshme e që kishin bërë porosi me shpenzime marramendëse dhe akuzuan zyrtarët e MKRS që kishin pranuar të zbatonin këto urdhëra të kundërligjshme.

Prandaj i turren këta Gjykatës Kushtetuese sa herë që ne synojmë të zhbëjmë drejtësinë selektive dhe të sjellim drejtësinë për të gjithë njësoj.

Sikurse mund të shihet, përveç një media, në asnjë media nuk e kam lexuar ose të jetë publikuar ky rast, e në fakt është njëri prej skandaleve të shumta të ish qeverisë së PAN-it.