Arrestohen katër persona në Gjakovë, dyshohet se gjuajtën me armë në një aheng familjar

Katër persona janë arrestuar sot në Gjakovë, pasi dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar javën e kaluar.

Duke pasur parasysh informatën për këto të shtëna policia ka realizuar kontroll në tri lokacione, dy në fshatin Ujz, dhe një në fshatin Damjan.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta dhe një karikator dhe 22 copë fishekë.

“Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sinjali publikon emrat e vëllezërve nga Rahoveci që u arrestuan pas përleshjes ku u përdor edhe arma