Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër Dokufestti në Prizren.
Derisa ekipi përkatës po raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar.
“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.
‘Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar’: Momenti kur sulmohet ekipi i gazetës Nacionale