Flaka Loxha ka arritur që me sukses të kalojë në rrethin e tretë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovare mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva me IPPON.
Tek Schalke janë të trishtuar, një tifoz ka ndërruar jetë në kampin e tyre stërvitor
Në raundin e tretë, Loxha do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev.
Në raundin e parë, Loxha kaloi pa luftë. Kujtojmë se sot po garon edhe Distria Krasniqi, e cila është kualifikuar në çerekfinale. /Express