Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në “X” për zhvillimin e një bisede telefonike me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë bisedës, kryeministri Kurti njoftoi se diskutimi u fokusua në çështjen e zbatimit të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit tha se gjatë diskutimit ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje aktive në negociata gjatë takimit të ardhshëm të dialogut që do të mbahet në Bruksel.
Postimi i Kurtit në X:
Kisha një telefonatë me Escobar. Diskutuan rëndësinë e sigurimit të zbatimit të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e ShBA-së.