Debate të ashpra po zhvillohen edhe sot në Kuvendin e Kosovës.
Atje, kryeministri Kurti ka refuzuar t’u përgjigje deputetëve të opozitës në pyetjet parlamentare.
Ai ka thënë se nuk do ta bëj këtë përderisa këta deputetë nuk votojnë marrëevshjet ndërkombëtare.
“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet, nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse e kam tashmë të përgatitur. Duhet të jemi koleg të të njëjtit shtet, e jemi të të njejtit shtet, nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik e shtetëror.”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
“Me pasaportë të Kosovës”: Presidenca tregon se si udhëtoi Osmani në Spanjën mosnjohëse