Zjarr në një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në orët e mbrëmjes në Prizren, pasi një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

I vdekuri në aksidentin e sotëm është daja i deputetit të VV-së, Visar Korenicës

Ai ka thënë se shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, ka theksuar Bytyqi.

32-vjeçari i dehur shkakton aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar